Pas tre muajve përpjekje, Bordi i Telekomit ka arritur ta ndajë hisen e premtuar për Nismën Socialdemokrate të Kosovës brenda ndërmarrjes.
Në orët e paradites të së enjtes, Bordi, me unanimitet ka zgjedhur si sekretar të Telekomit njërin nga njerëzit kryesorë të Nismës në Skënderaj, Shekip Fazliu.
Ky është tentimi i dytë dhe i suksesshëm që Fazliu të vendoset në këtë pozitë.
Bordi e kishte anuluar në tërësi përzgjedhjen e tij gjatë konkursit të nëntorit, pas raportimit të KTV-së për një gjë të tillë.
Atëkohë, në krye të Auditimit në Telekom qe vendosur bashkëshortja e Mërgim Lushtakut, Shehide Qerimi-Lushtaku dhe drejtor Financiar qe përzgjedhur Armend Osaj, ish-drejtor i Sinalcos, që është pronë e deputetit të AAK-së, Gani Dreshaj.
Derisa Shekip Fazliu, më 15 mars ka qenë në terren, duke punuar në shtrirjen e degëve të Nismës në Skënderaj.
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i ka thënë KTV-së se nuk ka qenë fare i njoftuar për konkursin për sekretar.
“Jo, për besë. Tash po dëgjoj për herë të parë që ka pasur konkurs për sekretar”, ka thënë shkurt, Limaj për KTV-në.
Një zotim të tij se do të ketë të punësuar për çdo familje, kreu i Nismës e ka mbajtur të paktën për njerëzit e rrethit të tij.
Ish-deputetja, Valdete Dushinca-Bajrami është shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj dhe njëkohësisht nga njerëzit më të besuar të tij.
Më 1 shkurt të 2019-s, bashkëshorti i saj, Ilir Bajrami, gjeti punë Telekomin e Kosovës.
Ai i është shtuar listës së gjatë të punësimeve që u bënë në shkurtin e këtij viti, numri i të cilëve është 121.
Pozita e tij figuron si shitës.
Kohavisioni ka kontaktuar edhe Valdete Dushinca-Bajramin, për të marrë qëndrimin e saj, por ajo nuk u është përgjigjur thirrjeve të KTV-së.
Por, janë edhe dhjetëra emra të tjerë të militantëve të Nismës që ndodhen në listën e të punësuarve në Telekom gjatë muajve të fundit.
Më 18 shkurt të 2019-s, në Telekom, Orli Zhubi gjeti punë si shitës. Zhubi është një simpatizant i Nismës, bazuar në veprimtarinë e tij në rrjetet sociale.
Po në të njëjtën ditë, në Telekom, në pozitën e montatorit, është punësuar Jon Shala. Edhe Shala është pjesë e simpatizantëve të Nismës.
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë