Janë vetëm 10 inspektorë shëndetësorë, që inspektojnë hiq më pak se 1500 klinika shëndetësore publike dhe private. Kërkohet që ky numër të jetë së paku 30 deri në 35 inspektorë, sa do të ishin të mjaftueshëm për mbikëqyrjen e këtyre klinikave.
Në bazë të numrit të klinikave shëndetësore, do duhej të paktën të trefishohej numri aktual i inspektorëve shëndetësor, që aktualisht është 10.
Ardita Baraku, kryeinspktore në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se përkundër që ka pas premtime se do të rritet numri i inspektorëve, nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
“Së pari ka qenë e planifikuar që në vitin 2018 të planifikohen edhe shtatë inspektorë të tjerë. Kjo ka rrjedhur nga strategjia sektoriale shëndetësore. Sipas kësaj strategjie është bërë kërkesë për të bërë punësimin e tyre, por kërkesa është refuzuar sepse nuk ka pozita të mjaftueshme. E dyta, nuk po flasim vetëm për rritje të numrit të inspektorëve por po flasim edhe për rritje të stafit brenda inspektoratit”, deklaron Ardita Baraku.
Problemet në të cilat hasin në institucionet private dhe ato publike dallojnë. Baraku thotë se probleme më madhore kanë këto private për shkak të problemeve me licencë dhe stafit të pa paralajmëruar.
“Institucionet publike shëndetësore zakonisht kanë infrastrukturë më të vjetër që ndikon edhe në higjienën, por disa klinika kanë edhe mungesë të stafit. Në institucionet private kanë probleme me punë joligjore sepse nuk kanë licencë”, deklaroi më tej Ardita Baraku për RTV Dukagjinin.
Ndërsa zyrtari për informim në QKUK, Shpend Fazliu, përmes një përgjigje elektronike thotë se inspektime nga Ministria e Shëndetësisë ka vazhdimisht dhe ato ndikojnë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve.
“Inspektorati Shëndetësor kryen inspektime të herë pas hershme, po ashtu inspektime kryen edhe në rastet specifike. Inspektorati pas çdo inspektimi dërgon rekomandimet për institucionin, e të cilat pastaj QKUK obligohet t’i zbatoj”, thuhet në përgjigje.
Gjatë këtij viti, 59 gjoba janë shqiptuar për institucionet private, prej të cilave 31 prej tyre kanë qenë pa licencë valide nga Ministria e Shëndetësisë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...