Në takimin me kongresistin William Keating, Gërvalla bisedon për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe SHBA

14:39 | 24 Maj 2024
K.B

Rritja rekorde ekonomike dhe zhvillimi i qendrueshëm në Kosovë, bashkëpunimi ekonomik dhe mbështetja e ShBA-ve në transformimin e burimeve të energjisë si dhe fuqizimi i rolit të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, ishin në fokus të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me kongresistin demokrat William Keating, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington.

Gjatë takimit Gërvalla e njoftoi kongresistin amerikan Keating rreth veprimeve të Republikës së Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit, informalitetit dhe shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin.
e vendit.

Gërvalla dhe kongresisti Keating folën edhe rreth propagandës ruso-serbe, dezinformimit dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë në Ballkanin Perëndimor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme