Një takim i nisur si darkë pune në Hotelin “Dukagjini” në Pejë, i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, u kthye në iftarin e parë për këtë vit, iftar që Haradinaj e ndau me përfaqësuesit e fshatrave kufitare me Malin e Zi, të rajoneve të Rugovës dhe Podgurit.
Haradinaj ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen aq masive duke thënë se “e kemi pasur nijetin e mirë dhe na ka dal mirë”.
Pasi është lutur për agjëruesit, Haradinaj ka hyrë drejt në temë.
Ai ka lexuar nenin 3 të Ligjit për Demarkacionin të votuar nga Kuvendi gjatë kohës sa ai ishte Kryeministër i vendit.
Haradinaj ka thënë se përkundër ngjarjeve historike në periudha të ndryshme, Kosova dhe Mali i Zi sot janë aleatë që bashkohen nën Aleancën Veriatlantike NATO, ku Mali i Zi është anëtar e Kosova aspiron antarësimin.
Lideri i AAK-së ka sqaruar rëndësinë e Marrëveshjes së dy presidentëve dhe ka theksuar se nëse nuk ka vullnet politik të bëhet korrigjimi në Qafën e Çakorrit dhe Kullën e Zhlebit, atëherë Kosovës i mbetet Gjyqi i Arbitrazhit.
Haradinaj ka theksuar po ashtu se duhet të kihet kujdes në përgatitjen e materialeve qoftë për korrigjim qoftë për arbitrazh, që Kosova të shenjojë kufirin aty ku është e drejta e saj.
Ai ka kërkuar që asnjëri nga shtetet nuk duhet të provokohet nga faktorët që kërkojnë të destabilizojnë rajonin, por që kjo çështje të zgjidhet ashtu si i ka hije dy fqinjëve.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti”, të premtën ka thënë se demarkacioni ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ende nuk ka përfunduar dhe kjo duhet të shënohet në terren nga komisionet shtetërore të dyja vendeve.
Gërvalla ka thënë se Qeveria e Kosovës është e bindur se kjo çështje do të përmbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme në një kohë më të favorshme dhe kur rajoni të jetë më i qetë. /Telegrafi/
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...