Në Suharekë punohet edhe të dielën, kryetari raporton nga vendi i ngjarjes

20:04 | 7 Qershor 2020
Arbresh Info

Ani pse ditë pushimi, në Suharekë punohet, madje vet kryetari del në terren për të parë nga afër këto punime.

Bali Muharremaj, përmes një postimi e disa imazheve në Facebook, ka bërë të ditur se po vazhdohet me pastrimin e ambientit. Madje ai totë se hudhja e mbeturinave në hapësirë publike dëmton edhe shëndetin e qytetarëve, prandaj duhet bërë kujdes.

Ky është postimi i tij:

Sot po bëhet pastrimi i Kanalit të Vrellës në Studençan.

Pastrimi i ambientit do të vazhdoj kudo, mirëpo na duhet edhe përkrahja juaj që ti japim këshilla secilit për ruajtjen e tij.

Hudhja e mbeturinave në hapsira publike e dëmton edhe shëndetin e qytetarëve, prandaj duhet të kemi kujdes.

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/553269782025602

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme