Në Suedi arrestohet personi që dyshohet se vrau prindërit në Prizren

15:54 | 3 Mars 2020
Arbresh.info

Është arrestuar A.H, i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren.

Arrestimi ka ndodhur në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren, shkruan arbresh.info.

Këtë e ka bërë të ditur kjo e fundit përmes një komunikate për medie.

Aty thuhet gjithashtu se do të paraqesë kërkesa për ekstradim

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se sot me datë 03.03.2020 është arrestuar A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren. I njëjti, është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

 

Tronditëse: Djali dyshohet për vrasjen e prindërve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme