Në Strasburg, sot pritet të mblidhen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.
Ata do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16 dhe 17 maj, e në të cilin pritet të bëhet edhe votimi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës.
“Para takimit të nesërm në Këshill të Evropës rreth agjendës së Komitetit të Ministrave, u takova me ambasadorët QUINT-it dhe BE-së dhe kujtova se Asambleja dhe Raportuesja Dora Bakoyannis kanë konkluduar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim”, ka shkruar Kurti në platformën X.
Kurti ka bërë të ditur se është takuar edhe me ambasadorët e Holandës, Belgjikës si dhe atë të Suedisë ku temë kryesore ka qenë anëtarësimi i Kosovës në KiE./Arbresh.info
After meeting with QUINT and EU ambassadors, I also met with 🇳🇱🇸🇪🇧🇪 & 🇫🇮 ambassadors regarding Kosova’s accession to @coe. I expressed my gratitude for their value based and unconditional support throughout the membership process & in line with @PACE_News recommendation. pic.twitter.com/q09PVKlkUy
— Albin Kurti (@albinkurti) May 6, 2024
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...