Transferimi i embrioneve nga një dhurues i vetëm te shumë persona, dyshohet se kishte ndodhur në spitalin “Sirona”.
Sipas pretendimeve të Prokurorisë,e cila ditë më parë arrestoi tre mjekë të këtij spitali privat me dyshimet se kishin kryer transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore, dyshohet se përmes metodës së frytnimit të asistuar mjekësor në këtë klinikë ishte kryer transferimi i embrioneve te shumë persona, pa u ditur se cilët ishin këta persona, raporton KTV.
Në këtë spital privat, gjithashtu dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte ndodhur përcaktimi i gjinisë.
“I pandehuri Shefqet Lulaj në cilësinë e drejtorit të spitalit Sirona, i pandehuri Ali Buran në cilësinë e embriologut dhe Goksu Goc në cilësinë e gjinekologut obstetër, kanë blerë dhe tërhequr qeliza vezore nga femra të ndryshme në atë klinikë, i kanë ruajtur ato në laboratorin e atij spitali deri në bashkimin e tyre me spermatozoide e më pastaj, përmes metodës FAM, është bërë shitja dhe transferimi i tyre te personat të cilët kanë pasur nevojë. Kanë bërë transferimin e embrioneve te shumë persona të ndryshëm nga një dhurues i vetëm dhe nuk dihet se te cilët persona i kanë transferuar ato embrione”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria, më tutje, pretendon se përveç këtyre shkeljeve, ky spital kishte transportuar qeliza dhe spermatozoide për shitje në Turqi.
Derisa ditën kur Inspektorati Shëndetësor kishte hyrë për të kryer inspektime në këtë spital, sipas prokurorisë, një dosje u ishte vjedhur inspektorëve.
“Inspektorëve u është vjedhur dëshmia nga dosja me të cilën vërtetohej se në mënyrë të kundërligjshme është bërë përcaktimi i gjinisë së foshnjës dhe ajo dëshmi më vonë është gjetur dhe sekuestruar nga inspektorët”, thuhet më tutje në kërkesën e prokurorisë.
Por, të gjitha këto prova nuk i kanë mjaftuar gjykatës që tre të arrestuarve t’ua caktojë masën e paraburgimit.
Gjykata Themelore, ditë më parë, tre të ndaluarve ua caktoi vetëm masën e paraqitjes në polici.
Derisa avokatët mbrojtës të mjekëve janë të bindur se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme.
Edhe avokati i embriologut tjetër nga Turqia Goksu Goc, Agron Selimaj, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se deri më tani, prokuroria nuk ka mundur të ofrojë asnjë provë konkrete pa asnjë fakt procedural, material, logjistik, apo financiar.
KTV-ja ka kërkuar përgjigje edhe nga QKUK-ja, nëse tanke me embrione të këtij spitali tashmë janë transferuar në QKUK, pas nisjes së hetimeve të arrestimeve por zyrtarë të QKUK-së kanë thënë se për shkak të hetimeve në këtë rast nuk mund të ofrojnë më shumë informata.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...