Në Spitalin e Pejës po trajtohen 10 pacientë me COVID-19, 8 prej tyre në oksigjeno-terapi

09:03 | 2 Tetor 2020
Arbresh.info

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 10 pacientë me COVID-19, 8 prej tyre janë në oksigjeno-terapi ndërsa aktualisht nuk ka asnjë pacientë në gjendje më të rëndë.

Në këtë spital 200 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

187 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,798 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme