Gjatë muajit korrik sikurse edhe në muajt paraprak janë kryer shërbime të shumta në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Sipas zyrtarëve nga ky spital. gjatë muajit korrik janë kryer vizita mjekësore 17,872 pacientë, ndërsa që të shtrirë kanë qenë 1,274 pacientë dhe atë 682 nga Komuna e Pejës, 146 nga Komunat Deçan e Junik, 181 nga Komuna e Klinës, 197 nga Komuna e Istogut ndërsa të tjerë nga Komunat tjera të Kosovës.
Të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë qenë 24 persona, janë të transferuar 34 pacientë, ndërsa që janë operuar 219 pacientë prej tyre 122 me anastezion.
Numri i lindjeve ka qenë 174 dhe kanë lindur 177 foshnje nga të cilat 80 të gjinisë mashkullore dhe 97 të gjinisë femërore.
Shifrat tregojnë edhe për punën e madhe që është bërë në shërbimet e infermierisë ku janë kryer 29,850 shërbime.
Në muajin korrik numri I atyre që kanë kryer analiza laboratorike ka qenë 1,494 personave që në total kanë kryere 28,614 analiza.
269 persona kanë dhuruar gjak në muajin korrik që kanë dhuruar 99,400 ml gjak.
Sa i përket vizitave mjekësore nëpër departamente më së shumti ka pasur në Departamentin e Kirurgjisë ku janë realizuar 7,221 vizita, Kabinetet e Diagnostikës 6,546, Departamentin e Degëve Internistikës 2,268 ndërsa në Departamentin e Nënës dhe Fëmijëve 1,837 vizita mjekësore.
Statistikat në përgjithësi tregojnë se puna e lartë profesionale e stafit mjekësorë, infermierëve dhe stafit tjetër mbështetës kanë krijuar besueshmërinë e duhur të pacientëve nga Rajoni i Pejës dhe ky fakt Spitalin e Përgjithshëm në Pejë e motivon për punë edhe më të përkushtuar.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...