Tetori, shënon muajin që i dedikohet diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Në spitalin rajonal të Pejës po ofrohet shërbimi falas për mamografi. Një veprim i tillë, është mirëpritur nga shumë paciente.
Diagnostikimi me kohë është zgjidhja më e mirë e parandalimit të kancerit të gjirit.
Gjatë këtij muaji, apo siç, njihet si tetori rozë, në spitalin rajonal të Pejës të gjitha pacientet kanë mundësi të kryejnë falas shërbimet për mamografi.
Xhemile Mazreku për herë të parë është duke realizuar një vizitë të tillë dhe thotë se është jashtëzakonisht mirë që po ju ndihmohet grave në këtë aspekt.
“Shumë mirë po na ndihmon. Kjo është e domosdoshme për të ardhur e për ta bërë një vizitë”, shprehet pacientja Xhemile Mazreku.
Ndërsa, kryetekniku i repartit të radiologjisë, Sami Bushati thotë se zakonisht gjatë muajit tetor kanë më shumë termine. Por, siç thotë ai, po mundohen të menaxhojnë situatën.
“Për shkak të pandemisë numrin e pacientëve e kemi reduktuar. Në këtë kohë kemi pranuar 2-3 pacientë gjatë ditës. Pacientët i kemi njoftuar se duhet t’i respektojnë masat e përgjithshme të pandemisë”, deklaroi për RTV Dukagjinin Sami Bushati.
Nexhib Shatri, radiolog në Spitalin Rajonal të Pejës, shprehet se edhe gjatë pandemisë ia kanë dalë që t’i trajtojnë rastet, duke evituar krijimin e listave të gjata të pritjes nga pacientet.
“Me mamografi ekzaminimet janë kryer në masë më të vogël për shkak të pandemisë. Pavarësisht kësaj edhe këtë vit ia kemi dalë që të kryejmë ekzaminimet mamografike…Është bërë një planifikim që pacientët të cilët kanë nevojë të vijnë në kohë të caktuara”, deklaroi radiologu Nexhib Shatri.
Ai shtoi se të gjithë pacientët që kanë nevojë për mamografi janë të mirëpritur gjatë tërë muajit në spitalin regjional të Pejës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...