Në Spitalin e Pejës 66 pacientë me Covid-19, 44 prej tyre me oksigjeno-terapi

08:47 | 31 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 66 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 44 janë në oksigjeno-terapi.

Nga këta pacientë nëntë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa një pacient është shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 179 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 204 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,903 analiza, ndërsa janë kryer gjashtë operacione.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme