Google ADS

Në Skënderaj po festohet ditëlindja e Thaçit, prehet tortë me fotografinë e tij

17:12 | 24 Prill 2022
A. B.

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, feston sot ditëlindjen e tij të 54-të.

Sami Lushtaku përmes një postimi në ‘Facebook’, ka njoftuar se bashkë me Rininë Demokratike në Skënderaj e qytetarë të shumtë është prerë një tortë me fotografinë e Thaçit.

“Në shenjë simbolike si formë e mbështetjes ndaj Presidentit Hashim Thaçi, sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit, e cila përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Urime të përzemërta mik!”, ka shkruar ai.

Ndryshe ish-presidenti Thaçi, vazhdon të jetë i burgosur në Hagë, në kuadër të gjykimit të Speciales./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme