Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe 7 spitalet e përgjithshme po vazhdon trajtimi i pacientëve me Covid-19.
Sipas raportimeve, të shtrirë janë 124 pacientë, 38 të konfirmuar pozitivë, 95 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 72 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 26 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë: 2 në gjendje të rënduar, 23 të konfirmuar pozitivë dhe 23 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 4 pacientë, Spitali i Pejës, 14 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Ferizajt, 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë./arbresh.info/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...