Situatë shqetësuese sa i përket Covid-19 po duket në Prishtinë. Në kryeqytet sipas Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë paraqiten çdo ditë 20 deri në 25 raste të reja me COVID-19.
Kështu po deklaron Shpresa Shala, drejtoreshë e DKA-së në kryeqytet.
“Është e vërtetë që ditëve të fundit kemi pasur kemi pasur ngritje të rasteve. Domethënë brenda një dite ndodh të i kemi 20 deri në 25 raste të reja që i marrin rezultatet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”.
Ajo theksoi se aktualisht dy shkolla po vijojnë mësimin në formën online.
“Për momentin kemi dy shkolla me skenarin C të mësimit. Bëhet fjalë për shkollën “Meto Bajraktari”, të cilët nga klasa e parë e deri tek klasa e nëntë, janë komplet me skenar C të mësimit online, kurse shkolla “Iliria” është nga klasa e parë e deri tek klasa e pestë”.
E para e arsimit në kryeqytet tha se numri i rasteve të konfirmuara deri më tani në Prishtinë është 200.
“Kjo nuk i përjashton as shkollat e tjera, sepse ka klasa që kanë kaluar në skenarin C të mësimit. Nëse një nxënës del pozitiv atëherë komplet ai grup i klasës shkon në mësim online. Është vështirësuar puna dhe vijueshmëria e rregullt”.
“Deri sot është rreth 200 raste. Këtu përfshihen nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave që i kemi të raportuar nga IKSHPK. Por, ka edhe plot raste që nuk raportohen. Nxënësit mungojnë në shkollë por nuk testohen”.
Shpresa Shala deklaroi se mësimi online për kah aspekti i humbjes së mësimit do të jetë dëm i madh, pasi që sipas saj nuk është njëjtë sikur mësimi që mbahet në shkolla.
“Përderisa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i ka shënimet për të gjithë Kosovën ashtu edhe për Prishtinën, ne jemi joprofesionistë që të kundërshtojmë rekomandimet e tyre. Por, për nga aspekti i humbjes së mësimit do të jetë një dëm i madh. Sepse nuk është njëjtë sikur mësimi online, sikur mësimi që mbahet në shkollë. Por, njëherë ne prioritet e kemi shëndetin e nxënësve dhe të punësuarve në arsim”.
Real Madridi në aksion sonte, përballet me Alavesin
Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë nesër hapje...
Vëllau i heroit Afrim Bunjaku: Për ne është dhimbje e madhe ...
Kurti: Afrim Bunjaku vdiq në krye të detyrës, duke u kthyer ...
Hoxha: Amaneti i Afrimit ka qenë ligji dhe siguria
Sevçla: Çdo pjesëtar i ri i policisë që do të vesh këtë unif...