Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar njohjen e shtetit në Kosovës nga ana e Izraelit, duke thënë se ne kemi traditë të marrëdhënieve të mira me hebrenjtë.
Siç u shpreh në emisionin Rubikon: ‘kushdo që këtë e ka problem, punë e madhe”
“Është veprim i duhur dhe i drejtë i Kosovës. Pa faktin që Kosova e vendos ambasadën në Jerusalem, ne i kemi do elemente të qëndrueshme, kemi traditë të marrëdhënieve me hebrenjtë. Kosova e Shqipëria janë sjellë shumë mirë gjatë holokaustit dhe ata na falënderojnë për këtë”.
“Por kjo nuk është favor që ia bëjmë Izraelit në konfliktin që kanë me arabët ose popujt tjerë. Ne kemi fat që jemi pjesë e politikës së jashtme të Amerikës. Ne rreshtohemi pas Amerikës. Njohja nga Izraeli, dakordimi që ne të dyja palët të hapim ambasadë në Izrael si dy shtete të barabarta. Kjo nuk është fitore, por edhe kjo është njohje”.
“Me këtë ne nuk kemi armiqësi me popujt arab. Ne shkojmë me politikën e jashtme të Amerikës dhe i kemi arsyet shumë të fuqishme se ajo na nxori nga kthetrat e Millosheviqit, dhe nëse dikush e ka problem për këtë, punë e madhe”.
“Megjithatë ne duhet t’i vazhdojmë lutjet tona për Papa Françeskun dhe ndaj Vatikanit. Duhet të jemi të fokusuar kah do që kemi shqiptarë. Kushdo që mundet t’i drejtojë lutjet tona kah Vatikani”.
Haradinaj foli edhe për kandidaturën e tij për postin e presidentit të shtetit, duke thënë se këtë vendim ia ka spejguar edhe përfaqësuesve të partive politike në vend.
“Jemi duke e hyrë në një kohë të çuditshme dhe të ndijshme. Kam pasur biseda me Veselin, Thaçin, Mustafën, me kryetarin e Nismës, etj, ia kam shpjeguar kandidaturën. Po hyjmë në një situatë secilën herë e më të ndijshme. Një numër i madh i supozuar i udhëheqësve të UÇK-së që bartin edhe pozita institucionale mund të marrin aktakuza dhe i kam shpjeguar argumente se pse e kam pranuar kandidaturën e Aleancës”.
“Nëse nuk arrijmë marrëveshje PDK-AAK-VV-NISMA, etj, atëherë është më mirë që vendimin t’ia kthejmë qytetarit dhe që vendimi të shkojnë në zgjedhje”.
“E kemi nxjerre një kandidaturë. Përndryshe ne ia kishim lënë popullit me vendosë. Si AAK e kuptojmë që si opsion është edhe t’ia kthejmë verdiktin qytetarit. Ashtu si vendos qytetari unë e respektoj”.
Ndërkaq në lidhje me ‘çështjen e dosjeve’, ai u shpreh se ato janë dashakeqja për Kosovën dhe se veteranët janë duke bërë gabime të mëdha dhe se janë duke rënë në grackë të dikujt.
“Kushdo që mendon se me këto po e ndihmon luftën e drejtë të UÇK-së, le ta mendojë edhe një herë, sepse po i dëmtojnë direkt të akuzuarit”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...