Google ADS

Në shenjë revolte për mos deklarimin e tij, mediat ia “bllokojnë” Kurtit rrugën duke i vendosur mikrofonat në tokë

12:18 | 23 Prill 2025
D.H

Gazetarët kanë bojkotuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke lëshuar mikrofonat dhe kamerat në tokë.

Gjithçka ndodhi menjëherë pas seancës konstituieve për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri të Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Kurti ishte duke dalur nga Kuvendi, derisa mikrofonat dhe kamerat ishin në tokë.

Ai edhe në seancat e mëhershme është pyetur nga gazetarët rreth konsitutimit të Kuvendit, por ai kishte refuzuar të përgjigjet.

LVV ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por që e njëjta ka dështuar që tri herë të marrë votat e mjaftueshme për këtë post./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm