Këshilltari i ish kryeministrit, Isa Mustafa, Besnik Berisha ka njoftuar se në shenjë respekti dhe nderimi për legjendën e futbollit, Fadil Vokrri, spital i tij do bëj organizimin e “Java Fadil Vokrri”.
Sipas tij, në këtë javë do ofrohen kontrolle falas për të gjithë që kanë nevojë të dinë për gjendjen e zemrës së tyre.
Ky është njoftimi i tij:
Miq,
Ne shenje respekti dhe nderimi per legjenden e futbollit, te ndjerin Fadil VOKRRI, i cili fatkeqesisht dje nuk arriti t’i mbijetoje sulmit ne zemer, bashke me mjeket e spitalit tim per semundje te zemres, Cardio Center, kemi vendosur qe nga data 11 deri me 17 qershor, te ofrojme KONTROLLE FALAS per te gjithe ata qe kane nevoje te dine per gjendjen e zemres se tyre.
Kjo jave per spitalin tone do te quhet “ Java Fadil VOKRRI” dhe do te perseritet edhe ne te ardhmen.
Kontakti per termine behet ne numrin e telefonit : 049 506 506, 045 203 520;
Per javen Fadil VOKRRI do i ftojme edhe koleget nga spitalet tjera private qe te na bashkangjiten ne kete iniciative.
Luteni qe kete njoftim ta shperndani ne menyre qe t’u mundesojme sa me shume personave ne nevoje per te bere kontrolle preventive FALAS.
Nje lutje e veçante per te gjitha mediet e shkruara dhe elektronike qe ta shperndajne kete njoftim, ne menyre qe t’i kontribuojne njoftimit te atyre me nevoje.
Ju faleminderit per mirekuptim!
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...