Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, janë mobilizuar sot për një aksion simbolik tek objekti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan arbresh.info
Ata kanë “mbyllur” dyert e KQZ-së me shirita, në shenjë proteste kundër Presidentit të vendit, që siç thonë ata, është ai që po e mban të bllokuar KQZ-në.
Deputetja e kësaj partie, Drita Millaku tha se kanë dal ta kundërshtojnë këtë veprim të Hashim Thaçit që sipas tyre është një veprim shumë i rrezikshëm për jetën politike në Kosovë.
“Një veprim flagrant dhe kushtetues I Hashim Thaçit, po rrezikon hapur jetën politike në vend, funksionimin e pavarur të KQZ-së, Institucioneve Kushtetuese. Siç po bën me bllokimin e KQZ-së për më shumë se një vit. Ne I vendosëm këta shirita këtu, për të mbyllur këtë institucion, sic është KQZ-ja, I cili është mbyllur gati një vit, praktikisht dhe formalisht nga Presidenti Thaci. Presidenti I Kosovës që ka përgjegjësi kushtetuese, ai e ka kthyer zyrën e presidencës në të kundërtën e funsionimit dhe përgjegjësive”
Millaku tha se nga bllokimi I këtij institucioni, 13 subjekte politike janë privuar nga fondi shtetëror të cilin ua garanton ligji.
“Në muajin që jemi është bërë plot një vit, ky institucion do të duhej të ishte I pavarur dhe I paanshëm dhe të garantoj zgjedhje të lira, të mbroj vullnetin e votuesve, është shndërruar në një institucion skenar i Hashim Thaçit.
Nga bllokimi KQZ-së 13 subjekte politike janë privuar nga fondi shtetëror që ja garanton ligji. Presidenti Thaçi me bllokimin e KQZ-së po synon të pengoj angazhimin politik të dy subjekteve opozitare. KQZ-ja nuk mund të përdoret për pazare politike apo interesa personale”./abresh.info/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...