Google ADS

Në shenjë falënderimi, kompania private të premten shërben drekë falas për Policinë e Kosovës

15:50 | 28 Shtator 2023
K.B

Në shenjë respekti për kontributin në ruajtjen e rendit dhe ligjit në vendin tonë, kompania “7 Vëllezërit Center”, ka njoftuar se për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës,  dreka dhe pijet do të jenë falas.

“7 Vëllezërit Center ju njoftojnë se nesër me datë 29.09.2023 në 3 kuzhinat tona: Lipjan, Fushë Kosovë dhe tek QMI për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dreka dhe pijet do të jenë gratis në shenjë respekti për kontributin e tyre në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Republikën tonë. Lavdi heroit tonë Afrim Bunjaku. Zoti ju ruajtë të gjithëve”, thuhet në njoftimin e tyre, raporton Arbresh.info.

Ndryshe aksioni i Policisë më 24 shtaror u vlerësua si nga më të suksesshmit që nga paslufta.

E diela e kobshme e asaj dite, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku, u rikthye në një fitore për Policinë dhe Kosovën në luftën kundër krimit terrorist serb./Arbresh.info/

Të ngjashme