Google ADS

Në shënim të 1 Majit, punëtorët e sektorit privat protestojnë: Nuk jemi rob, por jemi punëtor

11:21 | 1 Maj 2021
L G

Më rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka protestuar për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve në sektorin privat të Kosovës.

Protesta ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Protestuesit në duart e tyre mbanin parullat ku kanë shprehur pakënaqësitë rreth gjendjes së punëtorëve të sektorit privat. Në disa nga parullat shkruheshin “Ne nuk jemi rob, por jemi punëtor”,  “Duam të drejtat tona” “Respektoni ligjet e punës” e shumë parulla të tjera.

Po ashtu, ata kërkua nga qeveria që të merret me të drejtat e tyre. Deri më tani sipas tyre nuk janë duke u respektuar . Brenda vitit sipas kësaj sindikate kanë humbur punën qindra punëtorë.

Tutje ata kërkuan që të kthehen të gjithë punëtorët në vendet e punës në mënyrë urgjente. Përfaqësues të kësaj sindikate po ashtu përmenden edhe rastin e 100 punëtorëve në Aeroportin e Prishtinës të cilët janë larguar nga puna, e disa prej tyre kanë qenë edhe ushtarë të Komandantit legjendar Adem Jashari./arbresh.info/

Të ngjashme