Aktualisht situata është e tillë që kemi rastin e mirë që çështja e Kosovës të zgjidhet me kompromis, thotë Ivica Daçiq.
Ai thekson se nuk e di nëse do të ketë dhe kur rrethana më të mira.
Daçiq ka thënë se kanë ndryshuar pozicionet e Rusisë, ajo është bërë superfuqi dhe ka marrëdhënie shumë më të afërta me Serbinë se para 20 vjetësh dhe se ka ndryshuar Amerika e politika e saj e jashtme.
Sipas fjalëve të tij, është hapur mundësia për dialog pasi Serbia ka realizuar marrëdhënie më të afërta me Gjermaninë, Francën e Turqinë ndërsa me Kinën është bërë partnere strategjike.
“Në këtë fazë kemi situatën kur Bashkimi Evropian po vëren se problemi kryesor për arritjen e kompromisit janë shqiptarët. Shqiptarët po duan që ne ta njohim Kosovën, plus nëse munden, ta marrin edhe Medvegjën, Preshevën… kjo do të ishte ideale për ta. Në këtë situatë, hapet mundësia që të arrihet zgjidhja e kompromisit. Nëse tashmë ka dialog, në dialog duhet të keni një propozim”, citon tv pink të ketë thënë Daçiq.
Ai ka theksuar se ardhja e ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit Wess Mitchel, ka qenë ngjarja kryesore që e ka ndryshuar qëndrimin ne administratës amerikane.
“Në këtë kuptim, është me rëndësi se të gjithë përfaqësuesit e administratës amerikane kanë qasje të tillë se problemi i Kosovës nuk është zgjidhur, përkatësisht se duhet bërë përpjekje që me dialog të arrihet marrëveshja që do të ishte në interes për të gjitha palët dhe kështu të mbarojë ky rrëfim”, ka thënë Daçiq.
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...