Google ADS

Në Serbi, ora e parë e mësimit i kushtohet “dëbimit të serbëve nga Kosova”

10:52 | 17 Mars 2017
Arbresh.info

Sot në të gjitha shkollat e Serbisë ora e parë e mësimit i është kushtuar asaj që medie dhe politika e Beogradit e quajnë “pogrom i serbëve na Kosova” më 17 mars të vitit 2004.

Në një orë të tillë mësimi kanë marrë pjesë ministrat serb të Arsimit e të Punës, Mladen Sharçareviq dhe Aleksandar Vulin.

Sipas Vulinit, pas këtyre trazirave nga Kosova janë dëbuar më shumë se 4.000 serbë, janë shkatërruar 800 shtëpi dhe 35 objekte fetare, ndërsa në Pejë , sipas tij, kanë mbetur vetë 12 serbë.

Ministri i Arsimit, Sharçeviq tha se serbët që jetojnë në veri të Kosovës janë të lidhur me Serbinë, ndërsa ata që jetojnë në enklava, siç është Gora, serbët jetojnë në kushte shumë të vështira, se për shkolla janë adaptuar shtëpitë kontejnerët, raportojnë mediet.

Trazirat e 17 marsit të vitit 2004 shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër, te Mitrovica, ishin mbytur tre fëmijë shqiptarë, ndërsa faji u atribuohej serbëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme