Google ADS

Në Serbi mbahet takimi i dytë rreth dialogut për Kosovën

08:56 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një tryezë e dytë brenda kornizës së dialogut të brendshëm për Kosovën do të mbahet sot në Pallatin e Serbisë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Mladen Sharçeviq dhe drejtori itë ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët të Institutit të Shkencave Sociale dhe Humanistike në Serbi.

I iniciuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në fund të tetorit ka filluar ky dialog rreth Kosovës me një takim të Grupit Punues i cili u mblodh për të dëgjuar mendime dhe ide rreth Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme