Në raste të ndara, një burrë e një grua gjenden pa shenja jete në banesat e tyre në Prishtinë

10:24 | 14 Janar 2025
E.H

Në dy raste të ndara, një burrë dhe një grua janë gjetur pa shenja jete në banesat e tyre në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, viktimat janë dërguar në IML për obduksion ndërsa rastet janë duke u hetuar, shkruan Arbresh.info.

“Prishtinë / 13.01.2025-11:36. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar”, thuhet në raportin e policisë në rastin e parë.

“Prishtinë 13.01.2025, 23:40. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për rastin e dytë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm