Në Komunën e Rahovecit sonte janë paraqitur nëntë raste të reja me koronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Rahovec Samir Mustafa thotë për RTV Dukagjinin se infektimet e reja janë raste kontakti ndërsa sot në këtë komunë dy persona janë shëruar.
“Numri i rasteve aktive më koronavirus në Rahovec është 18, ndërsa 33 të shëruar kurse dy kanë përfunduar me fatalitet”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Mustafa thotë se rezultatet e ditës së sotme janë për testimet e datës 13 qershor ndërsa sipas tij dje dhe sot në këtë komunë nuk ka pasur testime.
“Pos një pacienti që e ka gjendjen e rëndë të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar ndër të tjera Samir Mustafa.
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...