Numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është rritur ndër vite.
Kështu thotë për “Arbresh.info” drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza.
Nuza thotë se vetëm gjatë vitit 2022 në këtë klinikë janë kryer 9 mijë 683 ekzaminime me rezonancë magnetike.
“Për vitin 2022, 6 mujorin e parë kemi punuar me dy aparate të rezonancës magnetike dhe 6 mujori dytë kem punuar me një aparat, për shkak të defektit që kem pas në fund të muajit qershor, e cila tash në mesin e janarit kemi startuar dhe vazhdojmë punën me dy ndërrime si gjithmonë , dhe në total për vitin 2022 janë kryer 9.683 ekzaminime”, thotë ajo.
E pyetur se sa është lista e pritjes, Nuza thotë se Rezonanca magnetike për raste spitalore nuk ka termine, sipaj saj kjo klinikë i vendos prioritetet.
Tutje ajo thotë se klinika e Radiologjisë posedon mjaftueshëm aparatura, por në planifikimet në vazhdim do jetë edhe një aparat i ri rezonancës magnetike dhe pajisje me një CT-aparat 128 shtresor ketë vit.
“Rezonanca magnetike për raste spitalore nuk ka termine klinika përkatëse i vendos prioritetet, rezonanca magnetike për fëmijë -terminët janë 21 shkurt, Rezonance magnetike për raste onkologjike- bazohemi në referimet e mjekeve Onkolog- kur nevojitet ekzaminimi dhe janë listë me prioritet, terminët për rezonancë magnetike”, shprehet ajo.
Se a ka mungesë të stafit në këtë klinikë, Nuza shprehet se mungesat më të mëdha në këtë klinikë janë për staf të mesëm.
“Për staf të specializuar gjithmonë ka nevojë, sepse në të ardhmen pritet funksionalizimi 24 h i shërbimit radiologjik në spitalin pediatrik. Nevojat më të mëdha janë për staf të mesëm, ku kemi mungesat më të mëdha, por besoj se po punohet në këtë drejtim, në mënyrë që të kem staf të mjaftueshëm”, deklaron ajo.
Nuza po ashtu u shpreh se në rezonancën magnetike po punohet çdo ditë të javës në një orar 12 orësh.
“Klinika e Radiologjisë punon 24 h me shërbime emergjente, 12h punon Rezonanca magnetike dhe ne funksion 4 aparate te CT-se , pa përmend shërbimet me Ultrazë, radiografi , mamografi, pjesën intervente ( biopsitë, ku për momentin thuajse nuk kemi terminë ose me së shumti 2-3 ditë”, thotë ajo.
Por, a mund të lë rrezatimi pasoja, Nuza thotë se puna me rreze X e ka edhe rrezikshmërinë e vet, dhe kjo kërkon kujdes dhe mbrojtje.
“Puna me rreze-X e ka edhe rrezikshmërinë e saj, për ata kërkon edhe kujdes dhe mbrojtje nga rrezatimi ku për ketë arsye stafi që punon në Radiologji, punon me orar të shkurtuar pune dhe ka 10 ditë më shumë pushim krahasuar me drejtimet tjera që nuk punojnë me rreze X”, shton ajo për arbresh.info.
Krejt ne fund ajo shprehet se është e kënaqur me kushtet brenda kësaj klinike.
“Klinika e Radiologjisë , ka aparatura të vendosura pothuajse në të gjitha Klinikat QKUK-së, disa nga të cilat janë rinovuar së fundmi, dhe plotësojnë relativisht mirë”, përfundoj Nuza. /arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...
Falafel, një zgjedhje e shkëlqyer për një drekë të shëndetsh...
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – ...
Bayern Munichu shkatërron RB Leipzigun për të vazhduar si li...
Sulmi i tmerrshëm në Gjermani – Raportohet se sulmuesi është...