Në qytetin e Rahovecit, kanë filluar punimet për vendosjen e kamerave të sigurisë. Baza e këtyre kamerave do të jetë në Stacionin e Policisë në Rahovec.
Projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë është siguruar nga Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP), përkrahur nga Komuna e Rahovecit, OSBE dhe Stacioni i Policë në Rahovec, transmeton arbresh.info.
Përmes këtij projekti, është paraparë që të vendosen gjithsej 8 kamera në këto pjesë të qytetit: afër Stacionit të Policisë, në qendër të qytetit të Rahovecit, tek semaforët, në dalje të qytetit tek pompa e derivateve “AlPetrol” dhe në lagjen e epërme në qytetin e Rahovecit. Realizimi i këtij projekti të rëndësishëm, do të bëhet në disa faza./Arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...