Në QNR po numërohet votat me kusht dhe personave me nevoja të veçanta

12:59 | 26 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Numri përgjithshëm i fletëvotimeve që do të numërohen është 15 mijë e 482, prej të cilave numri i zarfeve me fletëvotime me kusht është 12 mijë e 960, ndërsa 2 mijë e 522 të tjera u takojnë personave me nevoja të veçanta të cilët kanë votuar përmes ekipeve mobile.

“Numërimi i këtyre votave i hap rrugë KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Natyrisht se kjo është e ndërlidhur me ecurinë e punëve këtu në QNR, prandaj nëse gjithçka përmbyllet sipas planit, atëherë KQZ-ja do të mundet që gjatë ditës së mërkurë, 27 tetor, të shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme