Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i disa vendvotimeve, të cilat u takojnë komunave të ndryshme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e 43 vendvotimeve.
Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në 8 komuna do të ketë rinumërim për votat për kryetar, ndërsa në 35 për kandidatë për asamble.
“Nga ky numër i përgjithshëm i vendvotimeve që do të rinumërohen, 8 prej tyre u takojnë Zgjedhjeve për Kryetarë nga këto komuna: Gjilan, Klinë, Rahovec, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Viti dhe Vushtrri. Ndërsa, 35 vendvotime të tjera u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale nga këto komuna: Prizren (7 vendvotime), Prishtinë (6), Skënderaj (4), Pejë (4), Podujevë (3), Deçan (1), Gllogoc (1), Kaçanik (1), Klinë (1), Fushë Kosovë (1), Obiliq (1), Rahovec (1), Suharekë (1), Viti (1)”, tha Elezi, raporton arbresh.info.
Sipas tij, këto vendvotime do të rinumërohen pasi gjatë procesit të hetimit të formularëve të rezultateve, të njëjtit nuk kanë mundur të regjistrohen si të rregullt, pasi ka pasur mospërputhje të votave të subjekteve me votat e kandidatëve apo edhe ngatërrim të kategorive të fletëvotimeve. Prandaj, përmes rinumërimit do të evidentohet gjendja e saktë brenda këtyre kutive të votimit.
Javën e kaluar, KQZ-ja kishte vendosur për rinumërimin e 8 vendvotimeve për Kryetarë të Komunave dhe 15 të tjerave për Kuvende Komunale.
Në përgjithësi, deri më tani nga vendimet e KQZ-së, nga ky proces zgjedhor janë rinumëruar vetëm 16 vendvotime nga Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 50 të tjera nga Zgjedhjet për Kuvende Komunale. Nëse këto të dhëna krahasohen me zgjedhjet e llojit të njëjtë, pra Zgjedhjet Lokale 2017, atëherë ky është një numër shumëfish më i ulët i vendvotimeve të cilat duhet të rinumërohen. Në zgjedhjet e kaluara lokale, vetëm me vendim të KQZ-së ishin rinumëruar më shumë se 700 vendvotime.
Pas përfundimit të procesit për këto 43 vendvotime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Besojmë që ky proces do të përmbyllet gjatë ditës së martë. Kjo do t’i hapte rrugë KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave.
“Lidhur me çështjen e komunës së Hanit të Elezit, ne e kemi parë së fundmi vendimin e Gjykatës Supreme duke e kthyer çështjen në PZAP për rivendoje, prandaj, në një situatë të tillë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të presim që palët t’i shterojnë mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore, para se të bëjmë deklarime dhe njoftime të tjera”, tha Elezi.
Ai tha se rezultatet për komunat tjera do të shpallen, para se të përfundojën procedurat për Hanin e Elezit.
“Ne jemi të vetëdijshëm se çështja e komunës së Hanit të Elezit është duke u trajtuar në institucionet përkatëse, por meqenëse çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të 37 komunave të tjera, pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e parapara”, tha Elezi.
Gjykata Supreme, ka kthyer vendimin e PZAP-së e cila kishte vendosur që Hani i Elezit të shkojë në rivotim./arbresh.info
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...