Google ADS

Në QKUK s’ka barna për të sëmurët me kancer

17:39 | 27 Maj 2018
Arbresh.info

Afro 500 kosovarë janë diagnostikuar me kancer vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Të gjithë këta, janë duke marrë trajtim në Klinikën e Onkologjisë që funksion në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lloji më i shpeshtë i kancerit është ai i gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë. Por, pacientët që vuajnë nga kanceri, po ballafaqohen me mungesë të terapive në Onkologji. Aty shpeshherë mungon edhe kimioterapia, shkruan Gazeta Express.

Por për të gjithë këta pacientë në QKUK po mungojnë terapitë për trajtimin e sëmundjes.

Një paciente e cila është duke u trajtuar nga kanceri është ankuar në KALLXO.com se në Repartin e Onkologjisë janë duke munguar disa medikamente që përdoren për trajtimin e kancerit.

Zoladek dhe Anastrazol janë medikamentet të cilat do të mungojnë në Repartin e Onkologjisë deri më 30 maj. Këto dy medikamente përdoren pë llojet e kancerit të gjirit si dhe të prostatës.

Drejtori i Repartit të Onkologjisë, Ekrem Hyseni, ka thënë për kallxo.com se me këto medikamente do të furnizohen edhe 5 ditë.

“Anastrazol dhe Zoladek vijnë me 30 maj sipas Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Hyseni.

Anastrazol është medikament i cili përdoret për trajtimin e kancerit të gjirit kurse Zoladeku përdoret për trajtimin e kancerit të prostatës dhe kancerit të gjirit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme