Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po përballen me mungesë të produkteve elementare për mbajtjen e higjienës, si shamponët për duar dhe letra higjienike.
Në mungesë të tyre pacientët po detyrohen që t’i blejnë vetë ato gjatë kohës sa qëndrojnë të shtrirë në klinika. Por Zyra për informim e QKUK-së ka mohuar mungesat e tilla.
K.C nga Mitrovica, e shtrirë në repartin paranatal në Klinikën e Gjinekologjisë, ka thënë për gazetën se ka blerë vetë letër tualeti dhe shampon për duar, shkruan sot Koha Ditore.
“Unë jam e shtrirë qe katër ditë këtu në Klinikën e Gjinekologjisë. Medikamentet nuk kam pasur nevojë me i ble, por të tjerat të gjitha i kam ble. Këtu nuk ka as jastëk, as çarçafë, as shampon e as letra higjienike. Këtu vetëm shtratin e gjen njeriu, asgjë tjetër”, ka thënë ajo.
Ajo është ankuar edhe në përkujdesjen e punonjësve shëndetësorë. Ka thënë se nuk është në nivel.
“Këtu kujdesi është minimal. Vizitat kryhen çdo ditë sipas orarit rutinor, por ato janë të pakuptimta kur mjekët nuk e dinë as arsyen pse je duke qëndruar në spital me ditë të tëra”, ka treguar ajo.
Edhe E.S, e cila qëndron në të njëjtën dhomë të Gjinekologjisë thotë se në çdo lindje që ka pasur ka qenë gjendje e këtillë.
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur