Në QKUK kryhet një operacion i rrallë

12:56 | 20 Maj 2018
Arbresh.info

Në Klinikën e Ortopedisë me Traumatologji të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer një operacion i rrallë i implantimit te endoprotezës totale te kërdhokullës (vendosje e protezës totale në kërdhokull), tek pacientja 49 vjeçare me luksacion kongjenital te kërdhokullës (çrregullim zhvillimor i kërdhokullës qe nga lindja).

Pacientja Q.B, 49 vjeçare me luksacion kongjenital të kërdhokullës së djathtë (çrregullim zhvillimor i kërdhokullës së djathtë që nga lindja), e patrajtuar që nga lindja. Ajo në Klinikën e Ortopedisë është lajmëruar për shkak të problemeve në ecje dhe dhimbje në kërdhokullën e djathtë, pasi kishte lindur me këtë problem dhe nuk është trajtuar asnjëherë për këtë problematikë.

Fillimisht bëhet vizitaambulatore, ku pas ekzaminimeve klinike dhe radiologjike vendoset diagnoza dhe indikacioni për trajtim kirurgjik. Vërtetohet se te pacientja ekstremiteti i poshtëm i djathtë në matje ka shkurtesë 6 cm.

Menjeherë fillon planifikimi i intervenimit me kompletim të analizave laboratorike dhe konsultimeve të nevojshme. Rasti cilësohet si i ndërlikuar i këtij lloji në QKUK dhe mjaftë sfidues, që zakonisht kryhet në klinika të specializuara për këtë problematikë.
Pas përgatitjeve preoperatore dhe konsultimin me Anesteziolog me datën, 16.05.2018 me anestezion spinal (Dr. Agron Balaj dhe Dr.Islam Krasniqi) dhe ekipi nga ana e Ortopedëve me në krye Dr. Arber Tolaj, Dr.Cen Bytyqi, Dr. Rinor Velekinca dhe Dr. Artan Bejta si dhe në instrumentale Fatmire G, kryen intervenimin kirurgjik, ku fillimisht bëhet osteotomia (prerja e kockës) e pjesës se sipërme të femurit, në nivel të trohanterit të vogël, bëhet lirimi i strukturave të buta përreth femurit proksimal, krijimi i acetabulumit primar, dhe behet implantimi i endoprotezes (vendosja e protezës ) totale në kërdhokullën e djathte me cement. Njëherit është arritur edhe gjatësia e nevojshme e ekstremitetit.

Gjendja e pacientit gjate operacionit ishte stabile dhe pa probleme. Në rëntgen kontrolluese vërehet pozitë korrekte e vendosjes se komponentës acetabulare dhe femorale.

Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë pacientja është ende i hospitalizuar në pritje për te filluar terapinë fizikale sipas protokollit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme