Gjatë vitit që lamë pas në QKUK janë kryer 15 operacione me procedurën WHIPPLE.
Ky intervenim është operacioni më radikal në kirurgjinë e barkut, me një qasje efektive në eliminimin e tumorit, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e QKUK-së thuhet se një intervenim zgjasë prej 4 deri 8 orë.
“Në Kirurgjinë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare më 2019 janë kryer 15 operacione me procedurën WHIPPLE, e cila ka nisur të aplikohet në Qendrën Klinike Universitare viteve të fundit.
Ndërhyrja WHIPPLE është operacioni më radikal në kirurgjinë e barkut, me një qasje efektive në eliminimin e tumorit, që shfaqet në pankreas dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore.
Intervenimi i tillë, me metodën klasike të hapur, zgjat zakonisht 4 deri në 8 orë, ndërsa me laparaskop koha është më e shkurtër dhe ndërhyrja është më pak invazive”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu QKUK ka bërë të ditur se ky operacion kushton shumë jashtë vendit, ndërsa me kryerje në QKUK, pacientëve dhe shtetit u janë kursyer milionë euro./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...