Nustret Kajtazi është pacient i shtrirë në Kardiokirurgji Invazive në QKUK, i cili qe një vit është duke pritur për operim në zemër.
Ai që prej tre muaj e gjysmë është i shtrirë në këtë repart, ku thotë se ka pritur dy muaj nga Ministria e Shëndetësisë për t’i lëshuar mjetet për të blerë materialet për operim.
“Jam i shtrirë ka tre muaj e gjysmë, pres për operim, kam me bo ndërhyrje në zemër, ndërrimin e valvulës edhe një bajpas…para kësaj periudhe këtu jam i shtrirë tre muaj e gjysmë kam pritë po një vit deri sa më ka ardh reni….Dy muaj ditë kemi prit prej ministrisë me lëshu mjetet për me i ble pjesët e operimit”, tha ai.
Por Nustret Kajtazi nuk është pacienti i vetëm në këtë klinik që po pret për t’iu nënshtruar operacionit të zemrës, pasi që edhe Besim Sokoli nga Mitrovica thotë se ka pritur disa muaj, mirëpo, ai këtë e arsyeton me mungesën e stafit dhe të materialeve punuese në këtë klinikë.
Ai po ashtu tha se trajtimi i pacientëve në këtë klinik është i shkëlqyer dhe se në këtë klinik po kryhen punët sikur në perëndim.
“Unë kam pritë disa muaj, mirëpo me arsyetim sepse dy-tre muaj nuk ka pas këtu material shpenzues, si dhe kapaciteti i vogël këtu se ka raste urgjente të cilat është dashur të trajtohen para meje”, shtoi pacienti.
Lidhur me pritjet e gjata për t’iu nënshtruar një operimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë Invazive ka folur edhe kirurgu kardial, Raif Çavolli i cili për KosovaPress ka thënë se kjo klinik ka mungesë të stafit dhe të kushteve për punë, pasi që operacione kryejnë vetëm 3 kirurgë.
Ai po ashtu ka thënë se për 18 muaj gjithsej janë kryer 222 operacione dhe se nuk kanë mbështetjen dhe kushtet e kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja.
“Për 18 muaj janë bërë 222 operime, nëse e llogarisim këtë se numri i operimeve për një vit e gjysmë ose 18 muaj i bie diku më shumë se 130 operime mund të realizohen me këto kushte që i kemi pasi që kardiokirurgjia nuk është vetëm të futemi në sallë, ta përfundojmë operimin, por kërkohet mbështetje, mbështetje të cilën nuk e kemi pasur duhet të flasim hapur çoftë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë munduar deri diku por nuk ka qenë mbështetja e cila është dashur që të bëhet pasi që kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të rritet numri i infermierëve, të rritet pra stafi mbështetës se pacienti kur operohet pra duhet ta ketë dikë që e ndjek atë pacientë, përveç që duhet ta ndjek në reanimacion i cili dita e qëndrimit në reanimacion pra mund të jetë një-dy-tre ditë etj në bazë të vështirësisë së rastit, këto nuk kanë ndodhur, pra nuk kanë ndodhur që të kemi atë mbështetjen që ne kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai.
Mirëpo pritjet e gjata të pacientëve ai i ka arsyetuar edhe me mungesën dhe vonesat e materialeve për operim.
“ Që nga qershori, mesi i qershorit e deri në këtë moment që po flasim kemi pasur një problematik shumë të madhe në lidhje me material, kjo është një problematik tjetër e cila ne na intereson për shkak se në kardiokirirugji nuk guxojmë t’i shtyjmë pacientët të blejnë materiale, këto nuk janë materiale që blihen në barnatoret e Kosovës, do me thënë janë materiale shumë specifike, të cilat blihen në vende shumë specifike dhe këto normalisht janë vonuar, kërkesat i kemi bërë që në shkurt me disa revidime, materialet që tani kanë filluar që të vijnë….Procedurat e stërgjata të blerjes së këtyre materialeve, procedura nuk duhet të ekzistojnë në një vend normal sepse këto duhet të bëhen në bazë të kërkesave, ne na kanë pru në këtë situatë do me thënë duhet të bëjmë planifikime se sa operacione duhet t’i kryejmë,me këtë kapacitet që kemi duhet t’i kryejmë rreth 150 operime brenda vitit”, tha ai.
Sipas Çavollit kohëzgjatjen e pritjes për operim në këtë klinik e përcakton edhe gjendja shëndetësore e pacientit, pasi që kur pacientët kanë gjendje më urgjente duhet të intervenohet sa më shpejtë që është e mundur, dhe ka pacientë të cilët mund të presin për disa muaj, dhe se lista të tilla të pritjeve ka edhe në Amerikë, Norvegji dhe në çdo vend të botës.
Klinika Kardiokirurgjike Invazive ka arritur të bëjë jo vetëm bajpase dhe ndërrim të valvuleve por edhe të intervenime në kirurgjinë e aortës.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...