Muaji qershor supozohet të nis punën Gjykata Speciale me seli në Hagë. Kërkesat e Veteraneve të Luftës së UÇK-së, për ndryshime të ligjit për Gjykatën.
Speciale, janë të vonuara dhe tani të ndikuara nga politika. Kërkesat e tilla është dashur të bëhen para se të hartohen dhe votohen ligjet për Gjykatën Speciale.
Kështu ka thënë për KosovaPress, avokati Tom Gashi. Ai ka pranuar se zyrtarë të profilit të lartë e kanë konsultuar për Gjykatën Speciale por nuk dëshiron të përmend emra.
“Sa i përket personave që do të jenë të akuzuar në Gjykatën Speciale, askush me saktësi, përveç prokurorit nuk i di këto, dhe askush nuk do të duhej të bënte spekulime të tilla, duke përmendur emra të përveçëm kinse ky person apo ky personalitet është në listën e të akuzuarve të Gjykatës Speciale. Për sa i përket fillimit të punës, apo fillimi të gjykimeve, apo fillimit të arrestimeve prapë se prapë këto janë periudha jo fikse të caktuara por supozohet që diku kah qershori i këtej viti do të funksionalizimet në tërësi Gjykata Speciale dhe do të filloj punën e saj me rastin e akuzimit të personave të parë që do të përballën në Gjykatën Speciale. Meqë aktakuzat do të ngritën nga prokurori asaj gjykate”, tha Gashi.
Gashi duke treguar se në zyrën e tij, janë të angazhuar edhe dy avokat amerikan, Gergor Guy Smith dhe Colleen Rohan, tha se janë kontaktuar nga profile të larta të shtetit të Kosovës për akuza të mundshme nga Gjykata Speciale.
“Ne jemi kontaktuar nga zyrtarë të caktuar të cilët potencialisht mund të jenë të akuzuar në Gjykatën Speciale, por për shkak të konfidencialitetit, ndjeshmërisë së rastit ne nuk mund t’i bëjmë publike emrat, ne jemi kontaktuar që të iu ofrojmë shërbime juridike në rast se ata akuzohen. Është e vërtet që jemi kontaktuar po ashtu, është e vërtet që nuk mund t’i themi emrat, t’i bëjmë publike emrat sepse atëherë thjeshtë nuk do të ishte fer….Këta persona që janë të nivelit të larët mund të jenë potencialisht të akuzuar në Gjykatën Speciale për shkak se emri i tyre është përfol shumë dhe një pjesë e tyre emrin e tyre e gjejnë edhe në raportin e Dick Martyt. Nuk mund të iu njoftojmë a janë marrë në pyetje a jo, por mund të iu njoftojmë se emrat e tyre janë në raportin e Dick Martyt, senatorit zvicerane për të cilin faktikisht prej këtij raporti i cili ka qenë raport politik është në shndërruar n? ? një dokument që është hetuar nga vetë kryeprokurori Clint Ëilliamson dhe të shohim se a do të akuzohen apo jo”, tha Gashi.
Sa i përket kërkesave të veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gashi tha se ato janë të vonuara dhe se nuk do të kenë efekt në punën e Gjykatës Speciale.
“Kërkesat e veteranëve janë kërkesa të cilat do të duheshin të bëheshin në vitin 2015-të, kur Parlamenti i Kosovës e ka votuar ligjin për Gjykatën Speciale, këto kërkesa janë të vonuara dhe secili që donë ta lexoj ligjin, dispozitat ligjore që ato faktikisht në atë mënyrë janë votuar nga deputet të Kuvendit të Kosovës dhe ndryshime eventuale në këtë formë të presionit të veteranëve të luftës së UÇK-së, tani është i vonuar. Unë besoj që ka edhe manipulime politike të zyrtarëve të lartë të Qeverisë të cilët mundohen që eventualisht të bëjnë presion që ky presion, sipas tyre mund ta shtyje fillimin e punës së Gjykatës Speciale, por nuk është e vërtet. Deklaratat e fundit të kryeprokurorit Gjykatës, David Shëendiman, i cili ka deklaruar se pa marrë parasysh që mund të ketë turbulenca, pa marrë parasysh që raste të caktuara janë të ndjeshme, se mund të jenë shënjestër edhe zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, ai nuk do të ndalet me punën e tij dhe vetëm do t’i shikoj faktet”, tha Gashi.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në gusht të vitit 2015-të, kanë votuar ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugën themelimit të Gjykatës Speciale për krime lufte./Arbresh.info
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...