Në Qendrën Korrektuese të Dubravës fillon procesi mësimor

16:22 | 1 Shtator 2022
E.H

Në Shkollën e Mesme Teknike “Rudina” në Qendrën Korrektuese Dubravë, e cila vepron si paralele e ndarë e Shkollës së Mesme Teknike, “Mithat Frasheri” në Gurrakoc, ka filluar procesi edukativo arsimor i gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2021/22.

Për të vazhduar shkollimin, ka pasur një interesim të mirë të të burgosurve, të cilët do të ndjekin mësimet në këto drejtime, Makineri – Saldues- Metalpunues, Makineri – Automekanik, Makineri – Instalues i Ngrohjes e Klimatizimit dhe Ujësjellësit.

Bazuar në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, çdo person i dënuar ka të drejtë në shkollim fillor dhe të mesëm në pajtim me ligjin për arsimin, andaj SHKK së bashku me MASHT-in janë kujdesur për krijimin e kushteve sa më të mira për mësim, duke i pajisur nxënësit me tekste dhe materialet e nevojshme shkollore, etj.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, çdo herë në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Republikën e Kosovë, synon të korrektojë dhe risocializojë të burgosurit, duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marr parasysh racën, gjuhën dhe religjionin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme