Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane ka shqyrtuar Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
Anëtari i komisionit, Armend Zemaj ka pasur vërejtje tek terminologjia ‘Republikë’, raporton arbresh.info.
“Duke marr për bazë në atë që kalon Republika e Kosovës, akoma mbetet e pakuptimtë pse termi Republikë përjashtohet tek të tri ligjet. Për mua mbeten të cunguara nëse kjo terminologji mungon tek këto ligje. Me qëllim apo pa qëllim ne paraqesim një lloj dobësimi të institucioneve kushtetuese. Kam shpresuar që komisioni sponsorizues do t’ua shtoj të tri projektligjeve termin Republikë dhe arsyeshmëria që të kalojmë tek termi kushtetues do të ishte më e lehtë”, ka thënë ai duke shtuar se e përkrah personalisht.
Deputeti Ismet Beqiri ka thënë se është e rëndësishme që kanë ardhur deri në këtë fazë.
“Pa dallim të asnjë subjekti politik po i përkrahim këto ligje. Është një momentum i rëndësishëm për shtetin, sigurinë e vendit dhe e meritojnë përkrahje këto projektligje. Nëse ngritet çështja e zotit Zemaj do të bëhet një sqarim besoj, sepse ne nuk do t’i ikim identitetit tonë kushtetues. Nëse tash nuk është e mundshme sigurisht në një të ardhme do të bëhet plotësimi i tij”, ka thënë ai.
Gjatë ditës këto projektligje do t’i shqyrtojë edhe Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...