Nën patronatin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, sot, në Prizren është mbajtur takimi në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit, me moton “Moment reflektimi i zingjirit institucional”.
Në këtë takim të udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ishin të pranishëm edhe prokuror nga kjo prokurori, gjyqtar nga Gjykata Themelore në Prizren, përfaqësues nga Policia e Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Zyra për mbrojtje dhe ndihmë të viktimave, përfaqësues nga Qendra për punë sociale, Shërbimi sprovues, përfaqësues nga Agjencioni për ndihmë juridike falas, përfaqësues nga Strehimorja si dhe nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prizrenit.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, në fjalën e tij, Kryeprokurori Shala theksoi se këtë javë ne bashkohemi për të nderuar viktimat dhe të mbijetuarit e krimit, e gjithashtu edhe ata që u shërbejnë këtyre viktimave çdo ditë.
Kryeprokurori Shala, kërkoi nga institucionet relevante që viktimat e krimit të trajtohen me respekt dhe me profesionalizëm.
“Për viktimat e krimit, drejtësi do të thotë që ata të trajtohen me respekt, të dëgjohen me kujdes dhe zëri i tyre të jetë vendimtar në vendimet e organeve të drejtësisë” tha Shala.
Po ashtu, Kryeprokurori Shala, theksoi rëndësinë e vlerësimit të rrezikshmërisë, me theks të veçantë tek dhuna në familje, veprat penale kundër integritetit seksual, trafikimit me qenie njerëzore etj.
Po ashtu, edhe të pranishmit tjerë në këtë takim, gjatë fjalës së tyre përmenden punën e institucioneve përkatëse lidhur me trajtimin e viktimave të krimit si dhe sfidat në trajtimin e këtyre rasteve.
Në fund, të takimit, të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan që do të vazhdojnë bashkëpunimin, në mënyrë që të gjitha institucionet relevante t’i kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre me përgjegjësi dhe profesionalizëm, në mënyrë që viktimat e krimit të trajtohen me profesionalizëm dhe me dinjitet të plotë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...