Kryetari i Listës Serb, Goran Rakiq ka thënë se sapo ka ardhur nga mbledhja e Shtabit të Krizës dhe do të presin në Kuvend deri në ardhjen e Hahnit të cilin do ta njohin me ‘hapat anti-serb të cilët po i çojnë në një katastrofë humanitare’, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, përfaqësuesit legjitimë serbë do të luftojnë me të gjitha mjetet demokratike që fëmijët e tyre të kenë të drejtën për jetë normale.
“Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit tanë të cilët nuk do të largohen nga ambientet e Kuvendit deri në takimin me Hahn”, ka thënë Rakiq.
Hahn ka paralajmëruar se nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Prishtinë ku do të diskutojë për taksën 100 për qind ndaj Serbisë. Ai do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Rrëfime dhe lojëra- flirtime/ Sonte nata e dytë e Big Brothe...
Haaland totalisht jashtë forme, Guardiola i del në mbrojtje ...
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...