Sot shënohet 1 vjetori i tentimit të grusht shtetit në Turqi, i cili ndodhi konkretisht 15 korrik të vitit 2016.
Autoritetet e këtij vendi e akuzojnë klerikun Fetulla Gylen dhe organizatën e tij FETO, si organizatorë të këtij grusht shteti.
Por përveç në Turqi aktivitete në kujtim të kësaj date, janë shënuar edhe në Kosovë.
Në qytetin e Prizrenit mbrëmë është kënduar Kuran në kujtim të 15 korrikut e po ashtu edhe një marsh i qytetarëve në qytet.
Ndërsa, për sot (e shtunë), është paralajmëruar mbajtja e një marshi të qytetarëve edhe në Prishtinë.
Me anë të njoftimit në rrjetet sociale marshi “Solidarizim për Demokracinë”, do të mbahet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ duke filluar nga ora 17:00.
Tentimi i grusht shtetit në Turqi ishte dënuar edhe nga shumë shtete të botës.
Turqia ka kërkuar nga shumë vende që të mbyllin shkollat e Gylenit, duke përfshirë edhe Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë.
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...