Google ADS

Në Prishtinë pritet të hapen shkolla falas për kodim

21:15 | 17 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se brenda vitit do të filloj hapja e shkollës falas për kodim.

Kjo do të vlej për persona mbi 18-vjeçar.

Në kryeqytet do të hapet kampusi i parë i rrjetit global të “shkollave 42”, me një koncept të veçantë, pa profesorë e kurse, pa diplomë e kualifikim paraprak.

Sipas saj kushdo duhet të ketë mundësinë të provojë kodimin, pavarësisht moshës, përvojës dhe kushteve financiare.

“Nuk mjafton që lënda e kodimit të jetë lëndë zgjedhore në shkolla. Koncepti i rrjetit të “shkollave 42” do të i përgjigjet saktësisht kësaj nevoje. Sipas Barometrit të Teknologjisë së Informacionit për vitet 2021-2022* të sapo publikuar nga STIKK, 75% e kompanive kanë raportuar se përballen me një deficit të fuqisë punëtore të kualifikuar. Nevojës së madhe të Kosovës për programerë të shkathët në treg duhet t’i përgjigjemi me zgjidhje konkrete, të shpejta dhe të qëndrueshme. Kushdo duhet të ketë mundësinë të provojë kodimin, pavarësisht moshës, përvojës dhe kushteve financiare. Nuk mjafton që lënda e kodimit të jetë lëndë zgjedhore në shkolla. Koncepti i rrjetit të “shkollave 42” do të i përgjigjet saktësisht kësaj nevoje”, tha ajo.

Kjo gjë po bëhet për herë të parë në Ballkan./Arbresh.info/

Të ngjashme