Numri i qytetarëve nga Kosova të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe kërkojnë ndihmë për shërim jashtë vendit, po shënon rritje.
Njerëzit e vullnetit të mirë shpesh herë ia kanë dalë të sigurojnë mjetet për shërimin e atyre personave të cilët kanë pasur nevojë për një gjë të tillë.
Mirëpo, jo çdo herë pas iniciativave për grumbullimin e mjeteve për shërimin e një personi, qëndron dikush që me të vërtetë ka nevojë për to.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi ku disa persona nën hijen e shoqatës humanitare “Dora e Ngrohtë” kanë kërkuar nga qytetarët që të ndihmojnë financiarisht një vajzë që sipas tyre quhet Genta Mulaj nga qyteti i Ferizajt, e cila sipas tyre vuan nga sëmundja obstruktive kronike.
Madje këta persona kanë huazuar një fotografi nga Interneti gjoja se ajo është vajza për të cilën po kërkojnë ndihma financiare për t’ia mundësuar shërimin në Gjermani.
E gjithë kjo doli të jetë një mashtrim, pasi që vajza fotografinë e së cilës e kanë përdorur këta persona është aktorja nga Libani, Mia Khalifa e cila është e njohur më shumë për rolet e saja pornografike.
Këtë mashtrim nga këta persona fillimisht e ka hasur një qytetarë nga i cili këta persona të panjohur kanë kërkuar të kontribuoj për “shërimin” e të ashtuquajturës Genta Mulaj e që në fotografi prezantohej Mia Khalifa.
Ky qytetar ka shpërndarë menjëherë në profilin e tij në Facebook, këtë mashtrim, duke kërkuar që të mos bien pre e mashtrimit.
Telegrafi ka kontaktuar me shoqatën humanitare “Dora e Ngrohtë” e cila selinë e saj e ka në Gostivar, ku ka treguar që dikush është duke e keqpërdorur emrin e shoqatës së tyre.
“Jemi të njoftuar me këtë rast dhe jemi shumë të prekur se bëhet keqpërdorim i aktivitetit dhe emrit tonë”, kanë thënë nga shoqata “Dora e Ngrohtë”.
Telegrafi po ashtu ka provuar të kontaktojë këtë numër 029 774 293 i cili është dhënë si referencë nga personat që kanë dalë të kërkojnë ndihmë, mirëpo kontakti ishte i pamundur.
Andaj qytetarë ju lusim që paraprakisht të vërtetoni qoftë organizatën qoftë personin për të cilin kërkohet ndihmë, në mënyrë që të mos bini pre e mashtruesve të tillë.
Më poshtë ua sjellim postimin e personit që e ka shpërndarë në profil e tij “Ar Kras” në Facebook mashtrimin që ka hasur:
Nuk kom faj qe kanihere jam ‘Nana e Vakive’
Ne parking te ETC po me ndalin dy djem te ri, po me kerkojne pare per nje te semure (kjo ne foto) dhe si kurreshtar i pyta kush jeni ju?
Per kon punoni?
Ma tregun letren dhe kete foton e bashkengjitur!! Mire deri ketu!
Me interesonte teksti dhe kjo shoqata!
Shoqata ‘Duart e ngrohta’ , fakt qe Mia Khalifa i ka duart e ngrohta ama nuk osht smut
Pasi lexova tekstin e thurun mire po e shikoj edhe foton!
Edhe si njeri i rrjeteve sociale e njofta kete femen! Of course
A e dini kush eshte kjo??
Me than jo se dina se qishtu na e kan dhan
Normal qe shumica se dini as Ju qe po lexoni tash
Kjo eshte nje ‘artiste’ nga Libani! quhet Mia Khalifa
E une u nguta me postu qe ju te tjeret mos mu ngul ne keta mashtrues por edhe ne shume mashtrues te tjere qe sillen me keso letra e qe kerkojne para!
P.S. hala o ka m’keshet qysh e kan bo ftyren kur ju kam than: a pe njihni kete qiken??
Zoti na drejtofte .
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...