Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media ka njoftuar se nesër më 30 gusht në lagjen Dardania të Prishtinës do të zbulohet busti i mikut të madh të Kosovës, senatorit Bob Dole.
“Me rastin e 30 vjetorit të vizitës së një delegacioni të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga Senatori Bob Dole, nesër më 30 gusht 2020, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të zbulojnë bustin e Senatorit Dole”, thuhet në njoftim.
Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm kreu i qeverisë, Avdullah Hoti dhe Philip Kosnett.
“Ceremonia e zbulimit të bustit do të mbahet në ora 13:30 në rrugën Bob Dole në lagjen Dardania në Prishtinë, ndërsa të pranishmëve dhe medieve do t’u drejtohen Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Ambasadori i SHBA në Kosovë Philip Kosnett dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka”, vazhdon njoftimi.
“Po ashtu, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla do të bëjë zbulimin e pllakës përkujtimore për nder të këtij përvjetori në sheshin Nënë Tereza para Grand Hotel Prishtina, në ora 11:00”
“Ndërsa, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të hapë ekspozitën e fotografit Hazir Reka, me fotografi unike nga vizita e delegacionit të Senatit amerikan më 29 gusht të vitit 1990. Hapja e ekspozitës do të bëhet në ora 11:10 para Grand Hotel Prishtina”, përfundon njoftimi.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...