Në vitin 2003, atëherë kur edhe u bë regjistrimi i fundit i popullsisë së Preshevës, kjo komunë numëronte 13 mijë e 426 banorë. Sipas të dhënave të mëparshme, Presheva kishte rritje të popullsisë ndër viteve, por ky trend tashmë ka ndryshuar.
Për qytetarët e Preshevës, shqetësimi më i madh është se ky vend një ditë do të boshatiset. E, shkaktar për këtë gjendje e konsiderojnë papunësinë.
Shpërnguljet po vërehen edhe në numrin e nxënësve. Ndihmësdrejtori në shkollën “Ibrahim Kelmendi”, Lulzim Mehmeti, e konfirmon këtë. Sipas tij, shkaktar i kësaj gjendjeje është keqqeverisja e papunësia.
Një situatë të tillë të shpërnguljeve po përcjell edhe komunat tjera në Luginë, si në Bujanoc e Medvegjë ku tashmë shqiptarët janë pakicë./Gazeta Tribuna/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?