Një vendim i Gjykatës Administrative ka bërë që zgjedhjet e jashtëzakonshme në Preshevë, ende të mbesin vetëm me rezultat preliminar.
Kanë kaluar shtatëmbëdhjetë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Preshevë, e rezultati ende mbetet ai preliminar.
Gjykata Administrative shfuqizoi dy vendimet e Komisionit Komunal Zgjedhor të datës 25 dhe 26 dhjetor, që kishin të bëjnë me përsëritjen e zgjedhjeve në gjashtë vendvotime e ku përfshihej 1/3 e 38860 votuesve të Komunës së Preshevës.
Përfaqësuesit e listave zgjedhore që morën pjesë në zgjedhje brenda 24 orëve nga momenti i marrjes së vendimit të Gjykatës Administrative kanë të drejtë të paraqesin ankesat për ligjshmëritë e procesit zgjedhor në 38 vendvotime të Komunës.
Ndërkohë KKZ 24 orë pas paraqitjes së ankesave do të marrë vendime konkrete për secilën ankesë dhe më pas do të shpallen rezultatet zyrtare si dhe vendimet e mundshme për rivotim në njërën nga 38 vendvotimet.
Në zgjedhjet e 24 dhjetorit në zgjedhje votuan mbi 47 për qind e votuesve.
Ata votuan tetë lista zgjedhore prej të cilave gjashtë parti politike shqiptare një grupim qytetarë dhe një listë e përbashkët e partive serbe.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...