Në prag të pushimeve verore, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka njoftuar se Kosova më nuk është pjesë e listës së shteteve që Gjermania i konsideron me rrezik të lartë të infektimit me COVID-19. Kosova do të largohet nga kjo listë zyrtarisht më 13 qershor.
Lajmi është bërë të ditur përmes një postimi në web faqen zyrtare të MPJ’së së Gjermanisë.
“Ndryshimet e fundit: Lajmet (me efekt nga 13 qershor 2021, Kosova nuk është më një zonë rreziku, situata epidemiologjike)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Por, Ministria ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Kosovës për udhëtime të panevojshme turistike.
“Përhapja e COVID-19 vazhdon të çojë në kufizime në trafikun ajror dhe udhëtimin ndërkombëtar dhe dëmtimin e jetës publike. Paralajmërimet lëshohen kundër udhëtimeve të panevojshme turistike në Kosovë deri më 12 qershor 2021. Udhëtimet e panevojshme turistike në Kosovë nuk rekomandohen me efekt nga 13 qershori 2021”, thuhet në njoftim.
Tutje, ky institucion këshillon qytetarët që të përcjellin lajmet për të marrë informacionet e fundit, meqenëse situata mund të ndryshojë.
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki