Prej se ka ardhur në krye të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, varrezat e këtij qyteti asnjëherë nuk janë parë të mirëmbahen. Por, pejanët e ruajnë traditën e vjetër të mirëmbajtjes së varrezave të të afërmve, porse aty mungojnë edhe kushtet elementare për veprim qytetarë.
Kontenierët janë hequr fare nga ana e Komunës së Pejës. Makineria e mbledhjes së mbeturinave nuk kalon në këtë pjesë, meqë nuk ka marrë detyrë të tillë nga komuna. Varrezat pastrohen nga familjarët, por të njëjtit, në mungesë të kontenierëve detyrohen që mbeturinat t’i hedhin pranë kompleksit të varrezave.
Muhaxheri pa ndonjë shkak ka hequr 70% të kontenierëve nga qyteti i Pejës, me të ardhur në detyrë. Në këtë mënyrë pos që kontenierët mungojnë tek varrezat, ato nuk mund t’i gjesh më afër se sa një kilometër largësi nga ky lokacion.
Në deklarimet e tij, pasi që ishte kritikuar disa herë për këtë dukuri, Gazmend Muhaxheri çdo herë tregohej indiferent në përgjigje, duke thënë se “komuna ka punë të tjera”.
Të njëjtin fat këto varreza e kanë edhe në këtë prag feste të Kurban Bajramit. Ato janë të harruara nga Komuna e Pejës, e cila nuk dërgon operatorët përkatës për heqjen e mbeturinave dhe pastrimin e tyre nga gjelbërimi i egër.
Qytetarët dhe mirëmbajtësit privat të varreve mbeten të irrituar nga ky veprim. “Harron ai kryetari që këtu i ka edhe njerëzit e vet. Harron ai që këtu do të vijë një ditë edhe vet. Mirë e ka”, tha Izmet Pishtani, qytetar nga Peja, që po pastronte varrin e ndonjë të afërmi.
Egzon Radoniqi, ka ardhur të pastrojë varrin e gjyshit. Ai thotë se shpesh e bënë këtë veprim, mirëpo kushtet janë shumë të kufizuara pa një organizim nga komuna. “Secili pastron varrin e të afërmit të tij, pastaj mbeturinat s’ka ku ti hedh, kështu që pastrojnë dhe i hedhin mbi varre të tjera”, shprehet Radoniqi.
Tjetër problem që përshkon varrezat e Pejës është edhe ia i mungesës së furnizimit me ujë. Edhe pse këtu ekzistojnë dy kroje të ndërtuara nga njerëz vullnetmirë, furnizimi mungon.
Probleme të njëjta dhe akuza drejt komunës kanë edhe mirëmbajtësit privat të varrezave të Pejës. Në kushte anonimiteti ata thonë se komuna asnjëherë nuk ka dashur të dëgjojë për këto problem.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...