Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar çiftin e bashkëshortëve në Gjilan me dyshimin se ata kishin vjedhur gjësende të ndryshme.
Paraprakisht, bashkëshortja kishte njoftuar policinë se gjoja ishte sulmuar nga dy persona. Polica duke e ndjekur rastin ka zbuluar shumë gjësendet e vjedhura në shtëpinë e çiftit.
Sipas kumtesës së Policisë, Më 08 korrik.2018 në cilësinë e të dëmtuarës, tani e dyshuara Shqiptare shtetase e Kosovës, M. Shabani (1992), ka raportuar në policinë e Kosovës në Gjilan rastin ,,Lëndim i rëndë trupore’’ duke akuzuar dy persona se gjoja e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me mjete të forta si thikë dhe shufër metali, thjot.
Me 19 korrik 2018 , policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit, përmes rrugëve operative kanë ardhë deri te informatat e qëndrueshme se ankuesja mundë të ketë deklaruar rrejshëm, me vendim të prokurorit të shtetit është realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarës M. Shabani ku janë gjet dhe konfiskuar gjësende të ndryshme si: një TV-Plazma ,,Samsung’’, një resever me te gjitha pajisjet përcjellëse, pesë jastëk te ndryshëm ortopedik, rroba, jelek te nusërisë, bizhuteri të ndryshme duke përfshirë: zinxhir qafe, unaza, byzylyk për duar etj, këpucë për femra, peshqirë te ndryshëm, mbulesa për shtretër, disa gjësende tjera si katër koferë, çanta krahu për femra, etj.
Të gjitha këto dëshmi janë identifikuar nga viktima e rastit dhe mbeten t’i kthehen pronarit legjitim.
E dyshuara M. Shabani akuzohet për së paku dy rastet ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe ,,Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’ dhe bashkëshorti i saj F. Shabani (1983), po ashtu akuzohet për rastin ,,Vjedhje e rëndë’’ në bashkëveprim me gruan e vet, që të dy janë intervistuar në cilësi të dyshimtëve, konform kodit dhe procedurave ligjore.
Me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit që të dy ndalohen për 48 ore.
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...