Në 21-vjetorin e rënies së dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, sot në “Sheshin e Dëshmorëve” në Podujevë u bë përurimi i shtatoreve të tyre.
Në praninë e shumë qytetarëve, në këtë ceremoni solemne, morën pjesë Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuqi, ish-Komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, deputetë dhe anëtarë të qeverisë së Kosovës, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve dhe shoqatave të dala nga lufta.
Në, fjalën e tij, me rastin e përurimit të këtij monumenti, kryetari Veliu tha se “shtatoret që po përurojmë sot nuk janë vetëm shenjë përkujtimi për një periudhë të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të historisë së vendit tonë. Ato, mbi të gjitha duhet të na shërbejnë si udhërrëfyes për të ardhmen tonë”.
“Rënia në altarin e lirisë është sakrifica më e madhe që mund ta bëj një njeri, është niveli më i lartë i altruizmit. Ne nderojmë veprën e heronjve jo vetëm me fjalë, me ngritje përmendoresh e solemnitete si ky, por me punën tonë e cila udhëhiqet nga dëshira për t’ju përgjasuar sadopak atyre”, tha Veliu, raporton Telegrafi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Kadri Veseli është ndjerë i emocionuar kur ka parë përmendoret e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhës dhe Ilir Konushevcit, në qendër të qytetit të Podujevës.
“Ato bartin një mesazh të madh për gjeneratat e reja që do ta trashëgojnë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Bartin mesazhin se si punohet, luftohet e sakrifikohet për atdheun. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vepra më sublime që ka krijuar populli ynë në histori”, ka thënë Veseli.
Për veprën e Zahir Pajazitit dhe bashkëlufëtarëve të tij, foli edhe ish-Komandanti i Zonës Opërative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...